Plas te Rumania, akuza për paaftësi dhe keqmenaxhim të ekipit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2016 | 13:38

Plas te Rumania, akuza për paaftësi dhe keqmenaxhim të ekipit (FOTO)

Pas dy ndeshjeve të zhvilluar në “Euro 2016” situata nuk duket e qetë te Rumania, drejtuesit e së cilës ndodhet përballë akuzave për mënyrën se si e kanë drejtuar ekipin.

1466077441iordanesku

Ish-sulmuesi Ionel Ganea, ka sulmuar trajnerin e kombëtares Rumune Anhel Jordanesku, si të paaftë për të qenë në drejtim të stolit Rumun.

“Ai nuk ka qenë aktiv në futboll për 10 vjet, nuk është i përditësuar me atë që ndodhë në futbollin modern dhe pasojat po i paguan Kombëtarja rumune. Gabimi më i madh që është bërë, është largimi i Pompili Popesku, ai njeri pati një kontribut të madh në kombëtaren Rumune dhe ishte shumë profesionist”,-është shprehur Ganea për “adevarul.ro”

13473954_1198265130192818_1278491290_n

Në të njëjtën mënyrë ai shprehet edhe për lojtarët, për të cilët thotë se priste më shumë. Ndeshja e radhës e Rumanisë është me Shqipërinë në mbrëmjen e 19 qershorit në Lion.

Për të dyja skuadrat është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe 3 pikët e kësaj ndeshjeje vendosin se kush do të jetë në vend të 3 të grupit A dhe të hyjë në garë për t’u kualifikuar si një nga 4 vendet e 3-ta më të mira.

607466443_SB_3871_F04C1446023BDCB3EB8D53279111B412_3258

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"