“Plas” te Roma, shkarkohen dy zyrtarët e lartë të klubit më pak se 24 orë pas turpit në Kupën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:46

“Plas” te Roma, shkarkohen dy zyrtarët e lartë të klubit më pak se 24 orë pas turpit në Kupën e Italisë

Gafa me dy zëvendësimet në kohën shtesë në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë me Specian u ka kushtuar pozicionet dy zyrtarëve të Romës, Xhanluka Gombar dhe Manolo Zubiria.
69867_7eghwyv
Gombar (m) dhe Zubiria (d)

Menaxheri i klubit verdhekuq dhe shefit të sektorit sportiv global janë shkarkuar brenda më pak se 24 orëve pas dështimit në Kupën e Italisë teksa konsiderohen përgjegjës që lejuan trajnerin Paulo Fonseka të aktivizonte portierin Fuzato dhe mbrojtësin Ibanez në kohën kur po luhej shtesa e parë.

Përveç kësaj, menaxheri Gombar fajësohet dhe për humbjen 0-3 në tavolinë për sfidën e parë të kampionatit me Veronën në 19 shtator, ku verdhekuqtë aktivizuan mesfushorin Amadu Diavara si lojtar të ekipit të dytë.

Gafë e pafalshme e Romës, pas disfatës në fushë e humb ndeshjen edhe në tavolinë sepse….

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"