Plas te PSG-ja, Tiago Silva sulmon Kavanin: E futi skuadrën në siklet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 19:47

Plas te PSG-ja, Tiago Silva sulmon Kavanin: E futi skuadrën në siklet!

Ka patur tension së fundmi në ambientet e PSG-së, dhe këtë e konfirmon edhe vetë kapiteni  i ekipit, Tiago Silva. Kapitenit nuk i ka pëlqyer sjellja e Pastores dhe Kavanit, të cilët u kthyen më vonë se të tjerët nga pushimet.

nintchdbpict000342320999

Braziliani mendon se kjo gjë ishte e dëmshme për grupin, prandaj pati tensione në dhomat e zhveshjes.

“Ata bënë gabim që të dy, por Pastore të paktën kërkoi falje përpara shokëve, ndërsa Kavani nuk e bëri këtë. Kanë bërë diçka që nuk është e mirë për grupin dhe për objektivat e klubit. Para se të bësh të tilla gjëra, duhet ti mendosh mirë më parë” u shpreh Silva.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"