Plas te Milani, Raiola: Donaruma duhet të prishë kontratën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 21:31

Plas te Milani, Raiola: Donaruma duhet të prishë kontratën!

Sikur të mos mjaftonin gjithë problemet e shumtë që Milani ka kohët e fundit, tashmë i shtohet edhe lajmi se Donaruma është i pakënaqur nga klubi. Është pikërisht agjenti i lojtarit ai që ka shfaqur pakënaqësinë për mënyrën si është trajtuar portieri nga klubi.

raiola

Mësohet se avokatët e Milanit kanë marrë një “email” nga një përfaqësues i Raiolës, sipas të cilit thuhet se Donaruma e firmosi kontratën e re me kuqezinjtë pas presioneve të mëdha psikologjike. Nëse ky pretendim do të vërtetohet atëherë lojtari ka të drejtë të kërkojë anulimin e kontratës. Nuk dihet se si do përfundojë kjo histori por mesa duket Raiola nuk do të dorëzohet derisa ta largojë klientin e tij nga Milani.

Donaruma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"