Plas te Milani, agjenti i Gomezit gjuan me karrige në zyrën e Mirabelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 15:31

Plas te Milani, agjenti i Gomezit gjuan me karrige në zyrën e Mirabelit

Situata në klubin e Milanit nuk duket aspak e qetë ditët e fundit. Ditën e djeshme mësohet se ka pasur një përplasje të ashpër mes drejtorit sportive të kuqezinjeve, Masimiliano Mirabeli dhe agjentit të mbrojtësit parguajan, Gustavo Gomez.

AC Milan v US Sassuolo - Serie A

Gjithçka ka të bëjë me bllokimin që klubi i Milanit po i bën mbrojtësit i cili dëshiron të largohet drejt Boka Zhuniors.

Gomez2

“No Todo Pasa” nëpërmjet një postimi në “Tëitter” zbulon se agjenti i mbrojtësit, Augusto Pareja, gjatë takimit me Mirabelin, në zyrën e këtij të fundit, ka ngritur zërin ndaj drejtuesit të Milanit, më pas ka lëshuar një karrige që ka thyer një xham të zyrës.

Pareja

Kjo tregon qartë tensionin e madh që është krijuar për të ardhmen e mbrojtësit 24-vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"