Plas te Mançester Junajtid, sulmuesi nuk i bindet trajnerit Solskjaer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 14:10

Plas te Mançester Junajtid, sulmuesi nuk i bindet trajnerit Solskjaer

Antoni Marsial injoroi udhëzimet e trajnerit Solskjaer për të lëvizur më shumë në fushë në fitoren ndaj Njukasëllit të dielën.

FFFFF

Sipas “Manchester Evening News”, tekniku u dëgjua t’i thërriste dy herë sulmuesit jashtë forme që të vraponte në “Old Trafford”, thirrje të cilat u injoruan nga francezi. “Anto, vrapo, nis të vraposh”, u dëgjua Solskjaer t’i drejtohej sulmuesit të tij të plogësht që refuzonte të ndiqte aksionet.

Dhe mesa duket norvegjezit i sosi durimi dhe e zëvendësoi 25-vjeçarin në minutën e 70-të me Grinudin. Marsial ka shënuar vetëm 7 gola në 31 ndeshje këtë sezon dhe forma e tij ka qenë larg asaj të sezonit të shkuar, ku shënoi 23 gola dhe dha 12 asiste në 48 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"