Plas te Luftëtari/ Gjobë dhe pezullim pa afat për portierin Miraka dhe sulmuesin Nunes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 19:45

Plas te Luftëtari/ Gjobë dhe pezullim pa afat për portierin Miraka dhe sulmuesin Nunes

Luftëtari ka gjetur fajtorët e disfatës në shtëpi ndaj Kamzës me rezultatin 1-2. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Facebook” klubi ka komunikuar se janë gjobitur dhe pezulluar pa afat, portieri Festim Miraka dhe sulmuesi Nunes.

Luftetari

Miraka shkaktoi penalltinë në minutën e 91-t që i dha fitoren Kamzës, ndërsa Nunes reagoi ashpër në momentin e zëvendësimit duke fyer trajnerin.

NJOFITIMI I KLUBIT

Klubi i futbollit Luftetari, duke pare zhvillimet ne takimin Luftetari- Kamza, per sjellje te dhunshme ne fushen e lojes si dhe per sjellje te dhunshme ndaj shokeve ne dhomat e zhveshjes, ka vendosur te gjobise dhe pezulloje pa afat nga skuadra futbollistin Festim Miraka.

Gjithashtu lojtari Fabrizio Nunes per reagim ndaj zevendesimit dhe fyerje te trajnerit eshte ndeshkuar me gjobe dhe eshte pezulluar pa afat nga skuadra. Klubi i futbollit Luftetari ben me dije se ne ditet ne vijim do te kete te tjera zhvillime ne skuader. Luftetari nuk toleron askend qe te neperkembe emrin e tij. Shume shpejt skuadra do te rikthehet aty ku i takon.

Luftetari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"