Plas të klubi i Kategorisë së Parë/ Kapiteni debaton me trajnerin, 4 futbollistë i dalin në mbrojtje dhe vendosin të largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 23:30

Plas të klubi i Kategorisë së Parë/ Kapiteni debaton me trajnerin, 4 futbollistë i dalin në mbrojtje dhe vendosin të largohen

Një situatë e paprecedentë është regjistruar të klubi i Devollit që militon në Grupin B, të Kategorisë së Parë. Plot 5 futbollistë janë pezulluar, pas disfatës në shtëpi ndaj Ilirisë me rezultatin 1-2.

Fetollari Devolli

E gjitha ka nisur në analizën që trajneri Festim Fetollari ka kryer me lojtarët një ditë pas ndeshjes, teksa ky i fundit ka debatuar me kapitenin Mateo Përe, duke e pezulluar mbrojtësin bilishtar.

Pere

Nisur nga ky fakt, 4 futbollistë vendas, kanë marrë një vendim drastik, duke u solidarizuar me shokun e tyre të skuadrës, duke i dalë kundra trajnerit Fetollari. Bëhet fjalë për Nallbatin, Fifon, Çukon dhe portierin Mullaj.

dEVOLLI

Që të 4-t këta futbollistë janë nga qyteti i Bilishti, teksa kanë vendosur të largohen, duke mos dalë në stërvitje, deri në zgjidhjen e kësaj situate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"