Plas te Elbasani, presidenti paralajmëron braktisjen e garës: S’e nxjerr ekipin në fushë ndaj Devollit nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 16:30

Plas te Elbasani, presidenti paralajmëron braktisjen e garës: S’e nxjerr ekipin në fushë ndaj Devollit nëse…

Plas në Elbasan. Kur na ndajnë vetëm dy ndeshje nga mbyllja e këtij kampionati, skuadra është në prag të braktisjes së garës. Edhe pse po luftojnë prej javësh për të shpëtuar, me këtë skenar të zi, rënia nga kategoria do të ishte e sigurt.eLBASANIIII

Një ditë para ndeshjes me Devollin, vendimtare për fatet e sezonit, verdheblutë janë duke diskutuar daljen nga gara. Këtë fakt e pohon në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” vetë presidenti i klubit. Arben Laze duket i lodhur nga indiferenca totale e Bashkisë Elbasan, e cila nuk po kontribuon financiarisht dhe moralisht. Kjo gjendje e ka detyruar numrin një të elbasanasve që të shkojë drejt në një vendimi ekstrem, pasi më parë diskutoi edhe me stafin e ekipit.

LAZE – “Me shumë mund edhe sakrifica kemi shkuar deri këtu, por nuk vazhdohet më kështu. Për asnjë moment nuk kemi pasur mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit. Nuk po diskutoj për terma financiarë, se kjo është evidente, por as moral. Askush nuk ka ardhur të interesohet një herë për këtë klub që përfaqëson qytetin. E dinë të gjithë me sa mund dhe sakrifica e kam mbajtur, por mjaft më. Nëse bashkia dhe kryetari nuk reagon, ne nesër nuk dalim në fushë ndaj Devollit.laze

E di që mund të biem nga kategoria me këtë vendim, por nëse nuk reagon askush që ka detyrime ndaj klubit, nuk ka më kthim pas. Nuk di çfarë të them, mund të jetë një vendim ekstrem ndoshta, por edhe të lihet skuadra kështu nuk ka asnjë kuptim. Ne nesër nuk dalim në fushë”, u shpreh Laze, i cili nuk do të zbresë skuadrën në fushë, nëse nuk ka ndonjë reagim gjatë 24 orëve të fundit. Duhet theksuar se skuadra zhvilloi normalisht stërvitje dje, por në fund, pasi presidenti bëri mbledhje me stafin teknik, doli në këtë vendim.

F.RUPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"