Plas te Dinamo, largohet kapiteni Muça, Jetmir Sefa dhe Alcani. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:29

Plas te Dinamo, largohet kapiteni Muça, Jetmir Sefa dhe Alcani. Ja arsyeja

Nuk kanë fund telashet te Dinamo. Si të mos mjaftojë ecuria negative në kampionat, ku blutë rrezikojnë rrëzimin në Kategorinë e Dytë, ditën e sotme janë larguar nga skuadra edhe 3 futbollistë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për kapitenin Erxhan Muça, mesfushorin e njohur Jetmir Sefa si dhe mbrojtësin 22-vjeçar Kujtim Alcani.

dinamoooo

Shkaku i largimit kanë qenë mos shlyerja e rrogave. Të 3 këta futbollistë kanë kërkuar sipas mesfushorit Sefa 2 rroga, ndërkohë që drejtuesit nuk e kanë plotësuar kërkesën e tyre.

Futbollistët dolën civilë në fushën, teksa pas një komunikimi me administratorin Pontreli kanë ikur nga kompleksi stërvitor në Pezë-Helmes. Kujtojmë që Dinamon e pret një sfidë e vështirë në fundjavë, ku do të përballet me Besëlidhjan e vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"