Plas te Bazeli/ Taulant Xhaka shpërthen pas eliminimit nga Kupa, shqiptari përleshet në dhomat e zhveshjes me shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:47

Plas te Bazeli/ Taulant Xhaka shpërthen pas eliminimit nga Kupa, shqiptari përleshet në dhomat e zhveshjes me shokun e skuadrës

Situatë kaotike te Bazeli, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Zvicrës, ku ekipi më i titullar i vendit, u mposht me rezultatin 6-2 nga skuadra e Uinterthurit që militon një kategori më poshtë. Kjo disfatë e hidhur e ka acaruar tej mase mesfushorin e Kombëtares, Taulant Xhaka.

Xhaka

Shqiptari, i cili nuk është i disponueshëm, për shkak të një dëmtimi në gju, duke humbur sezonin, sipas asaj që zbulojnë mediat zviceriane, është futur në dhomat e zhveshjes në përfundimin e ndeshjes, dhe ka pasur  një përleshje fizike me shokun e skuadrës Tim Klose. U desh ndërhyja e shokëve të tjerë dhe pjestarëve të stafit që situata të qetësohej.

Klose5

Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se në ndeshjen e djeshme që përfundoi me rezultatin 6-2, katër prej 8 golave u realizuar nga futbollistë shqiptarë, Samir Ramizi (dopietë) dhe Gëzim Pepsi realizuan për vendasit e Uinterthurit, ndërkohë që Pajtim Kasami shënoi për Bazelin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"