Plas te Anglia, dy lojtarët bëjnë sherr në stërvitje. Ylli i Sitit pezullohet për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:32

Plas te Anglia, dy lojtarët bëjnë sherr në stërvitje. Ylli i Sitit pezullohet për…

Ndeshja mes Liverpulit dhe Mançester Sitit duket se vazhdoj edhe te grumbullimi i Kombëtares, për Rahem Sterling dhe Xho Gomez.

sterling gomez

Dy lojtarët anglez janë kapur mes tyre në seancën stërvitore të ditës së djeshme, në kombëtaren angleze dhe është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të shuar këtë zënkë, që e kishte zanafillën në sfidën e së dielës mes Liverpulit dhe Sitit (3-1).

“The Mirror”, raporton se Sterling ka tentuar ta kapë për qafe lojtarin e Liverpulit, duke dashur kështu të nisë një përplasje fizike. Kaq i ka mjaftuar trajnerit Sauthgejt, që ka marrë vendimin të mos e marrë lojtarin për ndeshjen kundër Malit të Zi.

Sterling nga ana tjetër ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke thënë se çdo gjë ishte një episod i shkurtër që mbaroi aty.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"