Plas sherri te Lacio, Felipe Anderson kapet me trajnerin Inzagi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 10:56

Plas sherri te Lacio, Felipe Anderson kapet me trajnerin Inzagi

Humbja në shtëpi me Xhenoan duket se ka sjellë tension tek ekipi i Lacios. Pas ndeshjes, në Itali thuhet se ka pasur një konfrontim fizik mes Felipe Anderson dhe trajnerin Simone Inzagi. “Premium Sport” ka zbuluar se kritikave të Inzagit pas ndeshjes, Anderson iu është përgjigjur me një shprehje rrufè:

inzaghi.felipe.anderson.lazio.allenamento.2017.2018.750x450

“Gjithmonë unë jam fajtori për ty!” Sherrin që nisi duket se e ka shuar një tjetër brazilian, Lucas Leiva, që me eksperiencën e tij ka mundur të rikthejë qetësinë mes trajnerit dhe shokut të skuadrës.

Madje, burime të tjera thonë se pa ndërhyrjen e Leivas, Inzagi dhe Anderson rrezikonin të kapeshin me grushte. E ardhmja e brazilianit te Lacio, tashmë vihet në diskutim dhe, me shumë mundësi, nga vera e ardhshme ajo do të jetë larg Romë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"