“Plas” në Vlorë, largohet Buval, francezi ikën dhe ngre padi në UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2015 | 10:28

“Plas” në Vlorë, largohet Buval, francezi ikën dhe ngre padi në UEFA

flamurtPlas” në Vlorë dhe pikërisht pak orë para ndeshjes me Tiranën. Bedi Buval është larguar nga Flamurtari. Sulmuesi, i ardhur sezonin e shkuar te kuqezinjtë, i ka dhënë fund aventurës së tij në tokën shqiptare. Francezi e ka marrë këtë vendim për shkak të rrogave të padhëna. Ditët e fundit, Buval u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të likuidohet, teksa shprehimisht u ka thënë:

“Më duhen pagat. Nuk mund të vazhdojë më kështu kjo situatë. Merrni masa sa nuk është vonë”. Ka qenë ky paralajmërimi që Buval i ka bërë klubit, por përgjigjja e drejtuesve ka qenë e njëjta si në ditët e fundit: “Pagat do të likuidohen shumë shpejt”. Por, duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe lojtari ka marrë masat e veta.

Buval nuk ka preferuar që të qëndrojë në Vlorë me këtë situatë kritike. Dhe duket se nuk e ka lënë vetëm me kaq, pasi burime tejet të sigurta për “Panorama Sport” tregojnë se ai e ka hedhur në gjyq Flamurtarin. Lojtari kërkon pagat e pamarra, si dhe dëmshpërblim për këtë situatë. Mësohet se sulmuesi ka vendosur në dijeni edhe UEFA-n për çështjen në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"