Plas në Vlorë, debate të forta për borxhin e 230 milionë lekëve për ushqimin te Flamurtari 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 12:06

Plas në Vlorë, debate të forta për borxhin e 230 milionë lekëve për ushqimin te Flamurtari 

“Panorama Sport” sjell debatin e plotë në Këshillin Bashkiak të Vlorës për çështjen e borxhit të 230 milionë lekëve:

56BF7EE4-4290-45F4-92B9-744E40936644

SOKOL KUSHTA, këshilltar: “Na ka ardhur një vendim gjykate, që thotë se duhen paguar 230 milion lekë të vjetra si detyrim i klubit të futbollit. A duhet ta diskutojmë, pasi është një kërkesë që i ka ardhur administratës së bashkisë? Duhet të dimë çfarë është ky detyrim?”

AGRON GJIPALI, sekretar i Këshillit Bashkiak: “Për këtë çështje ka kthyer përgjigje ligjore kryetari i bashkisë. Është një kontratë e lidhur midis subjektit përkatës dhe klubit të futbollit, përgjigjja ishte ligjore”.

SOKOL KUSHTA: “Nga ana ligjore duhet ta kuptojmë që klubi është i bashkisë. Ky detyrim është i sponsorit, apo… Se ato lekë do dalin, meqë gjykata ka vendosur. Nga kush do dalin këto lekë është shqetësimi im. Janë 230 milionë lekë, nuk janë pak. Do dalin, por nga do dalin? Klubi është i bashkisë apo i sponsorit? Nga kush do dalin ato lekë?”

AGRON GJIPALI: “Këtë përgjigje mund ta merrni edhe në mënyrë individuale nga juristi i bashkisë”.

SOKOL KUSHTA: “Nuk e dua individuale sepse individuale e kam për shtëpinë time. Kjo është një çështje e Vlorës dhe më gjerë. Është një ngërç, thjesht dua të kuptoj anën ligjore”.

MIGENA BALLA, kryetare e Këshillit Bashkiak: “Nga ana ligjore është shprehur gjykata. Nëse na vjen për diskutim, do të kemi kohë ta diskutojmë pastaj”.

SOKOL KUSHTA: ” ‘Ok’, por është një çështje gjyqësore që rëndon bashkinë. Klubi Flamurtari është pronë e bashkisë, nuk jam i qartë, ndaj po pyes, si është nga ana ligjore? Janë 230 milionë lekë”. DAUT ZËRAJ, jurist i bashkisë: “Klubi i Futbollit është pronë e bashkisë”.

92451FC0-4044-46D6-A210-01C2D4F54009

AGRON GJIPALI: “Çështja është se një përgjigje që është dhënë është përgatitur nga zyra juaj Daut. Zoti Karafili pretendon për 230 milionë lekë që nuk ia ka dhënë zoti Idrizi dhe mendonte që këto duhet t’i jepte këshilli i bashkisë apo bashkia. Në përgjigjen që ka dhënë kryetari i bashkisë nëpërmjet vlerësimit të çështjes thuhet që nuk i takon bashkisë”.

DAUT ZËRAJ: “Nëse janë detyrime që kanë lindur midis Flamurtarit dhe të tretëve gjatë kohës kur klubi u është dhënë për administrim shoqërive që drejtohen nga Idrizi, nuk ka detyrime bashkia. Kështu është parashikuar në kontratën e shkruar mes Bashkisë së Vlorës dhe shoqërisë. Edhe në proceset gjyqësore kështu jemi paraqitur, me këtë pretendim. Jo vetëm zoti Karafili, por janë edhe disa detyrime të personave të tjerë të punësuar nga Idrizi dhe që janë larguar nga puna. Nuk janë detyrime të bashkisë, por të shoqërive që administrojnë klubin. Kështu është parashikuar edhe në kontratë”.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Borxh 230 milionë lekë për të ngrënë, zbardhet debati i Kushtës në bashki për Flamurtarin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"