Plas në sfidën e “Play-Off”-it të Kategorisë së Dytë/ Tension dhe sende në fushë, përplasje mes tifozëve dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 14:51

Plas në sfidën e “Play-Off”-it të Kategorisë së Dytë/ Tension dhe sende në fushë, përplasje mes tifozëve dhe…

Devolli eliminon Labërinë nga penalltitë dhe tashmë ka shansin për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë me një finale kundër Turbinës (axhenda ende e papërcaktuar).

279433673_2241257586023246_4296296584682586714_n (1)

Moment nga tensioni pas ndeshjes

Ndeshja e zhvilluar dje në stadiumin e Librazhdit ka qenë shumë e fortë edhe për përcaktimin e fituesit nuk mjaftuan 120 minuta lojë.

Në fund nuk kanë munguar as përplasjet mes tifozërive dhe lojtarëve në fushë. Në pjesën e parë Labëria ishte më pranë golit, duke rrezikuar disa herë me Seferajn, Dalanajn, Miranin dhe Rapon.

Skuadra labe shpërdoron jo pak, ndërsa Devolli është më kërkues në pjesën e dytë. Seferaj për Labërinë dhe Gonzales për Devollin kanë shansin të shënojnë, por portierët tregohen të saktë.

Edhe Mirani humbet një rast të artë, ndërsa pavarësisht zëvendësimeve në të dyja skuadrat, 90 minutat nuk sjellin gola.

Ndeshja shkon në shtesë dhe aty nisin përplasjet mes tifozëve devollinj dhe lojtarëve të Labërisë.

Në fushë hidhen sende të forta dhe gjyqtari ndërpret për disa minuta takimin.

Loja tensionohet edhe më shumë kur Ivani për Devollin bën një ndërhyrje horror ndaj Gjonit dhe gjyqtari e ndëshkon me të kuq.

Përfundimisht as 30 minutat shtesë nuk sjellin fitues dhe gjithçka shkon me penallti. Labëria e nis me golin e Harunit nga 11-metërshat, por më pas Kreshpa, Rapo dhe Gjoni gabojnë.

Devolli ia del pas goditjeve të sakta të Peresit, Ametlliut, Gonzalesit dhe Nallbatit. Festa te Devolli është e ligjshme, ndërsa te Labëria ka sërish përplasje të lojtarëve me tifozët, teksa nuk mungojnë gurët në fushë.

SKEDA E NDESHJES –

LABËRIA – DEVOLLI 0-0 (3-4 ME PENALLTI)

LABËRIA: Durakoviç, Deliaj, Seferaj, Malko, Kreshpa, Gjoni, Kasaj (Elmazaj 103’), Mirani, Rapo, Dalanaj (Haruni 96’), Sinaj (Troqe 68’).

Trajner: Arlind Rustemi

DEVOLLI: Beqiri, Çuko (Ametlli 117’), Cane, Pere, Demiri, Xhambazi (Ago 63’), Fifo, Nallbati, Agolli (Ferhati 106’), Pelo (Ivani 106’), Gonzales.

Trajner: Erind Maneshi

PENALLTITË: Labëria – Haruni gol, Mirani gol, Deliaj gol, Kreshpa e humbet, Rapo e humbet, Gjoni e humbet;

Devolli – Pere gol, Cane e humbet, Demiri e humbet, Ametlli gol, Gonzalez gol, Nallbati gol;

GJYQTARË: A.Beqiri, A.Shkreta, F.Kolleshi (Tiranë);

KARTONË TË VERDHË: Deliaj 36’, Gjoni 95’, Rustemi 100’, Ferhati 108’

KARTON I KUQ: Ivani 110’

DELEGAT: Eduard Gjini (Tiranë)

VËZHGUES: Arben Molla (Tiranë);

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"