Plas në Kategorinë e Dytë, tifozët irritohen me rezultatin dhe qëllojnë me gurë. Lojtari dërgohet me urgjencë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 19:35

Plas në Kategorinë e Dytë, tifozët irritohen me rezultatin dhe qëllojnë me gurë. Lojtari dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme, gjatë ndeshjes mes Delvinës dhe Tepelenës, e cila ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-2.DELVINA

Pikërisht kjo humbje nuk është pritur mirë nga tifozët delvinjot, të cilët të irrituar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të fushës së lojës.

Nga gurët e hedhur prej tifozëve, ka mbetur i dëmtuar lojtari i Delvinës, Keli Musta, i cili është transportuar menjëherë në spital me urgjencë, për të marrë ndihmën e mjekëve.

Mesa duket dhuna në stadiumet shqiptare është ende prezente, ndonëse tifozët e kanë të ndaluar hyrjen në stadiume, për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"