Plas në Kategorinë e Dytë/ Lojtarët tentojnë të godasin arbitrin, trajneri: Na dhunuan tifozët dhe policët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 14:28

Plas në Kategorinë e Dytë/ Lojtarët tentojnë të godasin arbitrin, trajneri: Na dhunuan tifozët dhe policët…

Gramshi mposht minimalisht Valbonën dhe ngjitet në vendin e pestë, në një ndeshje që u mbyll me sherr të shtunën në stadiumin “Myslim Koçi”. Pas një pjese të parë pa gola, gramshakët gjetën avantazhin në minutën e 65-të, kur Ersi Balliu zhbllokoi shifrat pas një goditjeje brenda zonës.

6F5789F0-21D4-4D1B-8A95-EFD5D8A24B69

Valbona u mundua të reagonte, por gjithçka u mbyll 1-0, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të ndryshuar shifrat. Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Valbonës, Mustaf Hysenaj, ka debatuar me gjyqtarin kryesor nga Poliçani, Mikele Dyrmishi. Ky i fundit, pas kontestimeve të stafit tropojan, ka ndëshkuar me karton të kuq Hysenajn.

Në këtë moment situata ka precipituar, pasi lojtarët e Valbonës rrethuan arbitrin dhe tentuan ta godisnin. Megjithatë, kryesori pasi shikon numrat e lojtarëve që e ofenduan dhe e kërcënuan, nxori edhe katër herë kartonin e kuq për E.Shehun, B.Hajdarin, A.Balliun dhe portierin G.Spahon. Tensioni ka qenë i madh, por menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake dhe ajo e rendit, që nuk kanë lejuar precipitimin e situatës. Pas ndeshjes arbitrat janë
shoqëruar nga policia deri në dalje të Gramshit.

AKUZA

Trajneri dhe njëkohësisht administra- tor i klubit të Valbonës, Mustaf Hysenaj, për “Panorama Sport” tregoi atë që ndodhi të shtunën në Gramsh. “Kur po mbaronte ndeshja, tifozët na gjuajtën me gur dhe u futën në fushë, duke ushtruar dhunë ndaj lojtarëve tanë me grushte e shqelma. Arbitri kryesor ishte fajtor, sepse i doli situata jashtë kontrollit.

Pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjes, na ka nxjerrë 5 kartonë të kuq. Na kanë goditur tifozë e policë brenda në fushë. Kjo është skandaloze! Policia, në vend që të na mbronte, ushtroi dhunë”.

97D5BBE6-6544-42DD-A49F-78F3CC0BE8DF

REPLIKA

Shefi i klubit të Gramshit, Lulzim Hasa, ka hedhur poshtë pretendimet e tropojanëve, teksa për gazetën sqaroi atë që ndodhi në fund të ndeshjes. “Ndiej keqardhje që Valbona është ankuar. Sipas protokollit, kemi respektuar ekipin mik dhe stafin e tij. Madje, e kemi treguar këtë edhe me bazë materiale si topa apo shishe uji.

Ekipi ynë bashkë me një pjesë të mirë të Valbonës janë ulur edhe në kafe pas ndeshjes. Loja ka qenë korrekte gjatë 90 minutave, po ashtu edhe gjykimi. Vetëm pas mbarimit të lojës, disa lojtarë kanë shkuar te gjyqtari dhe e kanë ofenduar. Më pas kanë hyrë në dhomat e zhveshjes dhe kanë thyer dyert. Policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë vendosur qetësinë më pas. Ne si klub shquhemi për qetësinë, por edhe publiku ynë është mjaft korrekt. Në tribunë kishte edhe sportdashës. Gramshi e shikon futbollin si urë lidhëse të miqësisë dhe jo për të krijuar pakënaqësira”.

M.MIRAKA / A.DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"