Planifikuan sulm ndaj kombëtares izraelite në Shkodër, dënohen me 35.5 vite burg të akuzuarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 15:29

Planifikuan sulm ndaj kombëtares izraelite në Shkodër, dënohen me 35.5 vite burg të akuzuarit

Gjykata Themelore e Prishtinë shpalli fajtor 9 të akuzuarit për përgatitje të sulmit ndaj kombëtares së Izraelit.

gjykimi-per-te-akuzuarit-per-sulm-ndaj-kombetares-se-izraelit-780x439

Policia Speciale e Kosovës, tregon se nëpërmjet një aplikacioni të quajtur “Telegram”, i cili supozohej se ishte i padëgjueshëm, kanë pranuar thirrjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS, për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Sulmi ishte përgatitur në Shkodër, teksa Izraeli do të ndeshjej më 12 nentor 2016 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018. Ky sulm i përgatitur, u zbulua nga shërbimet sekete Izraelite, të cilat shmangën një tragjedi të mundshme.

Shqiperi Izrael

Visar Ibishi është dënuar me 10 vjet burg dhe 1,800 euro gjobë, Burim Istrefi është dënuar me 3 vjet burg, Leutrim Vojvoda me 5 vjet, Flamur Gashi me 5 vjet, Kenan Plakaj me 1 vjet e gjashtë muaj dhe 1,800 euro, Ahmet Ahmeti me 1 vjet e 6 muaj, Lulzim Gashi me 6 vjet burg, Leutrim Musliu me 3 vjet e 6 muaj, Besart Peçi me 2,500 euro gjobë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"