Plani për të garuar me Ferrarin, Valentino Rosi e pranon: I kalova testet, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:37

Plani për të garuar me Ferrarin, Valentino Rosi e pranon: I kalova testet, por…

Legjenda italiane e MotoGP, Valentino Rosi, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ka jo vetëm për motorët, por edhe për makinat. Në një deklaratë ai e pranoi që ka qenë shumë pranë kalimit nga MotoGP në Formula 1.

rosi

Në vitin 2006, “Doktori” ishte shumë pranë kalimit te skuteria Ferrari. Rosi madje kreu dhe testet me “kokëkuqen”, por në fund asgjë nuk ndodhi.

“Unë isha vetëm një hap larg Formula 1. Pranova dhe ne shkuam në Fiorano në mënyrë sekrete. Bëra disa teste me Ferrarin dhe madje një test zyrtar në 2006 në Valencia. U përshtata shumë mirë dhe të gjithë më donin në Maranelo, që nga nëna ime e deri te miqtë e mi” u shpreh 42-vjeçari.

Por në fund vendimi i veteranit ishte ndryshe: “Kisha shumë dyshime në kokë, kështu që vendosa të qëndroja në MotoGP. Zgjedhja nuk ishte e lehtë, por në zemër e dija që duhet të vazhdoja me motorët”, përfundoi Rosi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"