Plani për pankinën, skuadrën e Kategorisë së Parë pritet ta marrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 12:25

Plani për pankinën, skuadrën e Kategorisë së Parë pritet ta marrë…

Donald Mëziu nuk ka qenë i vetëm në stol këto kohë. Që pas shkarkimit të Artan Mërgjyshit, ai ka pasur ndihmën e një ish-i.

SHPEND KUMBARCJA

Bëhet fjalë për Shpend Kumbarçen, i cili ka qenë në krah të trajnerit. Me nisjen e sezonit tjetër ama, mund të ketë surpriza. Ai ka të ngjarë të marrë drejtimin e Korabit.

Momentalisht është një nga kandidaturat potenciale për këtë rol, e megjithatë vendimi do të merret pasi të mbyllen ndeshjet e “play off-it. Sakaq, skuadra prej ditës së djeshme ka zbarkuar në Peshkopi.

Kjo zgjedhje është bërë për një motiv të qartë: duan të përshtaten me terrenin me bar natyral.

Gjatë seancës së pasdites, stafi teknik u përqendrua tek ushtrimet taktike dhe fizike, por pas dore nuk la as lojërat me topin. Futbollistët kanë provuar goditjet standarde dhe penalltitë. Kur dihet që do të jetë finale, dibranët duan që të jenë të përgatitur për gjithçka.

Takimi do të zhvillohet në “Niko Dovana”, që gjithmonë ka qenë fatsjellës. Korabi mund të ketë edhe mbështetjen e tifozëve dibranë, që pritet të udhëtojnë nga Peshkopia, por edhe nga Tirana.

Numri i tyre pritet të kalojë pritshmëritë. Korabi i ka të gjitha mundësitë për t’u ngjitur në Superiore, ndonëse nuk do ta ketë të lehtë përballë fierakëve.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"