Plani i Zidan për Realin, tekniku francez gati të sakrifikojë 3 yje, në pritje dhe 3 tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 22:50

Plani i Zidan për Realin, tekniku francez gati të sakrifikojë 3 yje, në pritje dhe 3 tjerë

Trajneri i Real Madridit Zinedin Zidan duket se po planifikon të largojë një pjesë të kontigjentit të skuadrës së tij duke llogaritur të sakrifikojë të paktën 3 yje.

zidane

Garet Bejl, Hames Rodrigez dhe Luka Modriç janë 3 futbollistët që trajneri francez kërkon t’i shesë gjatë verës për t’i krijuar mundësinë yllit të PSG-së Kilian Mbape të veshë fanelën e 13-herë kampionëve të Europës.

BEJL MODRIC
                                                                     Garet Bejl dhe Luka Modriç

Zidan Hames
Hames Rodrigez 

Megjithatë, të ardhmen të sigurtë nuk e kanë as 3 lojtarët e tjerë të Realit: Marselo, Naço Hernandez dhe Lukas Vaskez, por për fatin e tyre klubi do të vendosë në muajt e ardhshëm.

Pas largimit të Kristiano Ronaldos nga “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2018, Reali ende nuk e ka ndërtuar dot skuadrën e duhur për të konkuruar për trofe madhorë. Investimet për Eden Hazard dhe Luka Joviç nuk dhanë asnjë rezultat këtë sezon, prandaj  Zidan mendon se klubi duhet të investojë një shifër relativisht të madhe për të ndërtuar një skuadër me potencial kampioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"