Plani i Tiranës, gati rikthimi i dy futbollistëve të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 9:31

Plani i Tiranës, gati rikthimi i dy futbollistëve të huaj

Erik Ouma dhe Iliasu Samson do të vish en bardheblu. Klubi ka vendosur që t’i rikthejë në ekip për Superioren, duke i dhënë kështu fund huazimit në Krujë. Edhe pse lojtarët kanë marrë pak minuta me Kastriotin, për të mos thënë aspak (prej politikës së këtij ekipi), marrëveshja fillestare do të zbatohet.

Tirana

Nëse për të parin deri diku ka një lloj stepjeje, kryeqytetasit kanë në plan që t’i japin një shans, derisa ai erdhi në Shqipëri vetëm prej Ze Marias. Kujtojmë që ai sponsorizua prej trajnerit si pasuesi i Erjon Hoxhallarit. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe ka njohje të vjetër me brazilianin, kur ky i fundit drejtonte Gor Mahian.

ERIC-OUMA-1

Dhe “frika” lidhet me dy blerjet e dimrit të ardhura nga i njëjti ekip, që dështuan. Kujtojmë që klubi zgjidhi kontratën me Musa Mohamed para kohe dhe i vetmi që ka rezistuar deri më tani është Kenet Muguna (dhe për shkak të marrëveshjes 4-vjeçare që ka firmosur). Krejt ndryshe paraqitet situata e Iliasu Samson, për të cilin drejtuesit janë bërë pishman që e huazuan. Fantazisti ka dëshmuar se ka të dhëna të mira, ndaj edhe bardheblutë arritën akord për 3.5 vite.

Ata e çuan në Krujë prej numrit të të huajve dhe gjatë kësaj kohe ai ka luajtur vetëm në dy ndeshje. Nigeriani konsiderohet si investim nga ana e drejtuesve ose ndryshe një burim të ardhurash. Nëse ecuria e tij do të jetë sipas pritshmërive, atëherë shpresohet që të ketë “gjurmët” e Merveilit dhe Akuasë.

Samsou

Me Ouman dhe Samsonin, numri i të huajve do të shkonte në 6 dhe sidomos kur dihet që edhe Majkëll Ngoonë do ta mbajnë, ndaj për elitën ka pak shanse që të operohet më në tregun e huaj, përveç ndonjë “okazioni” dhe sidomos për sulmin. Tirana po pret që me mbylljen e sezonit të “rrëmbejnë” ndonjë element të vyer te Skënderbeu, por jo vetëm. Vëmendja gjithashtu do të përqendrohet në Maqedoni e Kosovë, duke qenë se lojtarët që vijnë nga këto vende, nuk quhen “ekstrakomunitarë”.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"