Plani i Laçit fillon nga kapiteni Vucaj, gati rinovimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2017 | 16:17

Plani i Laçit fillon nga kapiteni Vucaj, gati rinovimi

Laçi i sezonit të ri pritet që të nisë me rinovimet. Në klub kanë ide të qarta për të ardhmen dhe një gjë është e sigurt, do të ndërtohet një skuadër ambicioze, që kurrsesi nuk duhet të rrezikojë rënien. Ajo që u përjetua këtë vit nuk duhet të përsëritet më. Në të tilla kushte gjasat janë që një pjesë e mirë e kontingjentit të “blindohet” dhe sigurisht që për të qenë kompetitivë do të ketë edhe afrime.

tirana laci arbitrat juxhin xhaja karabeci vucaj

Drejtuesit janë duke punuar për merkaton, madje edhe i kanë “piketuar” elementët që duan t’i përvetësojnë. Gjithsesi, hapi i parë do të jenë zgjatjet e kontratave dhe në krye të listës është kapiteni Erjon Vucaj. Fantazistit i ka “skaduar” kontrata, e megjithatë kjo nuk e pengon që të mbrojë ngjyrat e bardhezinjve edhe për kampionatin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"