Plani i Brazilit, “gjenerali” Tite vë në rresht gjithë futbollin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 14:42

Plani i Brazilit, “gjenerali” Tite vë në rresht gjithë futbollin…

Ndërkohë që lojtarët brazilianë grum bulloheshin një nga një në qendrën stërvitore të kombëtares “Granja Comary” për të nisur përgatitjet për Botërorin, trajneri Tite u takua me grupin e ndihmësve teknikë të skuadrës Avai (klub në divizionin e dytë në Brazil). Arsyeja? Trajneri kërkonte të njihte detajet e Kosta Rikës, kundërshtarit të dytë të “Seleçaos” në Rusi.

tite-apresentacao-brasil-20062016_ay9gswri1izf14sag59iurqhx

Edhe pse duket shumë e çuditshme, në vitin 2017 Federata Braziliane e Futbollit u dha një detyrë shumë të rëndësishme 19 klubeve braziliane të kategorisë së parë: Duhet të shihnin të gjitha ndeshjet e kundërshtarëve, lëvizjet, taktikat dhe të njihnin me detaje lojtarët më të rëndësishëm. Për këtë fakt, trupi teknik i Avait (që në vitin e kaluar ishte në kategorinë e parë) janë marrë me analizën e kombëtares së Kosta Rikës. Ata kanë studiuar gjithçka rreth këtij ekipi dhe do të “dëshmojnë” përpara Tites, në mënyrë që ta ketë më të lehtë përgatitjen e kësaj ndeshjeje.

TAKIME – Përveçse do të takohet me ndihmësit e Avait, Tite këtë javë do të takohet edhe me atë të Gremios, të cilët kanë qenë të detyruar për të vëzhguar dhe për të analizuar Zvicrën dhe më vonë ata të Sport, që kanë vëzhguar Serbinë. Këto tri ekipe janë rivalet e Brazilit në fazën e grupeve në Botëror. Por, plani nuk ndalet vetëm te këto skuadra. Janë edhe 24 të tjera, të cilat po vëzhgohen nga stafet e 16 klubeve të tjera në Brazil. Trajneri Tite kërkon material të detajuar për të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Botëror dhe mund të kenë mundësinë për t’u përballur me Brazilin gjatë këtij rrugëtimi.

Tite

JO AMERIKANE – Katër skuadrat amerikano-jugore që bashkë me Brazilin do të luajnë në Botëror, nuk janë pjesë e kësaj detyre dhe në planet për t’u analizuar. Mendohet se Brazili i njeh mirë, duke qenë se ka luajtur në eliminatore. Ideja për të ingranuar ekipet e kampionatit brazilian në misionin ishte e pjesëtarit të stafit teknik të kombëtares, Fernando Lazaro.

Projekti ka nisur në tetorin e vitit të kaluar dhe skuadrat u ndanë nga federata në bazë të një shorti. I vetmi klub që nuk mori pjesë në këtë projekt ishte Flamengo. Mediat kanë arritur të zbulojnë disa nga skuadrat që po vëzhgohen. Për shembull, stafi i Vasko De Gamës ka analizuar për 5 muaj lojën e Nigerisë dhe Egjiptit. Ata të Ponte Pretas janë marrë me Spanjën, ndërsa stafi i Korinthiasit me Arabinë Saudite dhe Panamanë.

paulinho-tite-fagner-willain-e-gil-brasil-23032017_16lgojwtrl04812so1157ggh8w

Gjermania, kampione në fuqi e Botës është analizuar nga trajnerët e Sao Paulos. Sigurisht që trajnerët e stafit të Tites kanë analizuar edhe vetë kundërshtarët dhe tani do të diskutojnë të gjithë bashkë. Madje, federata braziliane ka publikuar një video dhe ua ka dërguar skuadrave që ndarja e kombëtareve është bërë me short dhe nuk ka pasur favorizime. “Lazaro më tha një ditë se nëse donim të analizonim të gjitha ekipet e Botërorit, do të kishim një punë të madhe dhe informacioni do të ishte i gjerë. Për këtë kërkoi ndihmën e klubeve. Çfarë ideje, mendova në ato momente”, tregon Tite për gazetën “Estadao”.

Miqësoret që luajtën kombëtaret në mars u vëzhguan në stadiume nga trajnerët e Gremios, Sportit dhe Avait. Ata udhëtuan në Europë për të parë nga afër Zvicrën, Serbinë dhe Kosta rikën. Të gjitha shpenzimet u bënë nga federata braziliane. Ndërkohë për në Botëror, Tite do të ketë me vete 6 analistë, Lazaro, Tomas Arauho, Mateus Baçi, Mauricio Dulak dhe Bruno Bakerte.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"