Plani “Gazidhis”, ja tre rrugët drejt suksesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 9:17

Plani “Gazidhis”, ja tre rrugët drejt suksesit

Pasi vjet u afruan Leao, Hernandez, Benaser e Selemekers, duket se edhe sivjet duket se Milani do të ndjekë të njejtën strategji. Të rinj, me talent, por sidomos me kosto të ulët. Është ky udhëzimi i Ivan Gazidhisit për merkaton. Rrugët drejt këtij qëllimi janë tre: gjueti talentesh, përfshirje në ekipin e parë e lojtareve nga ekipi i të rinjve dhe përzgjedhje mes futbollistëve që klubi i ka huazuar.

gazidis

Me Serinë A të pezulluar, mbase është pak herët për të përmendur emra merkatoje, por Ivan Gazidhis e ka prej kohësh një “fiksim”. Bëhet fjalë për Zhermi Doky, anësor i datëlindjes 2002 që luan për Anderlehtin. 17 vjeç, por në këtë sezon ka regjistruar tre asist e tre gola në 21 ndeshje me ekipin belg.

Mosha e re nuk e ka penguar të grumbullohet katër herë me Belgjikën U-21. Do të duhet një investim prej 10-15 milionë eurosh, por nëse djaloshi shpërthen te Milani, fitimi do të shumëfishohej në çast.

gazidisss

HUAZIME —  Për arsye tashmë të njohura, Milani në verë do të bëjë shumë llogari kursimi. Në këtë aspekt mund ta ndihmojë Alesanro Plixari. 20 vjeç e me dy sezone përvojë te Livorno në Serinë B, portieri duket gati për kuqezinjtë ku ka kaluar të gjitha etapat në nivel ekipesh zinxhir. Së bashku me të, edhe dy ish-shokë skuadre. Tsaxhu e Pobega mund t’i bëjnë punë “Djallit”.

I pari luan është huazuar te Sharlërua në Belgjikë e nëse nuk bind deri në fund të sezonit mund të huazohet rishtazi. Diskutim ndryshe për Pobegan që si titullar me Pordenonen i ka habitur të gjithë. Nga huazimet do të kthehen edhe Suso, Rodriguez, Reina dhe Haliloviç, por vështirë që ndonjëri prej tyre të rivishet kuqezi në sezonin e ri. Për tu zgjidhur mbetet çështja e Andre Silvës.

Portugezi pëlqehet së tepërmi nga Gazidhis, por këmbimi me Rebiçin ndërlikon situatën. Në rast se kroati do të vlerësohet shumë nga Frankfurti, nuk do të ishte çudi që Silva të ishte ndër sulmuesit e Milanit për 2020-21.

News-ITW-Gazidis-Post-Spal-Milan-18-19

EKIPI I TË RINJVE — Milani i të rinjve në sezonin aktual ka milituar në Serinë B të grupmoshës përkatëse. Nën drejtimin e Federiko Xhuntit, ekipi ka fituar të drejtën e kthimit në Serinë A me disa ndeshje avancë. Nga ky grup mund të përfshihen në ekipin e parë të Milanit tre lojtarë. I pari është Daniel Maldini që sivje ka debutuar me “Djallin”, por gjatë gjithë sezonit ka qenë një prej liderëve të 21 vjeçarëve.

Emri tjetër është ai i Marko Breshaninit, mesfushorit që shpesh ka qenë pjesë e grupit të Stefano Piolit. 20 vjeçar, por me vesin e golit ai do të ishte një përforcim me perspektivë sipas Ivan Gazidhisit. Nga “gradimet” nuk mund të mos përfitojë edhe Luan Kapani. I ardhur në janar nga bashkëmoshatarët e Lacios, 19 vjeçari ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje me ekipin e Xhuntit, duke rënë në sy për shpejtësinë dhe nuhatjen e tij para portës.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"