Planet për sezonin e ardhshëm te Partizani, 7 nyje për të zgjidhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 9:34

Planet për sezonin e ardhshëm te Partizani, 7 nyje për të zgjidhur

Ky është një sezon zhgënjyes për Partiza nin. Jashtë garës për titull prej muajsh, i eliminuar nga Kupa dhe me zonën europiane që duhet ta luajë deri në fund të sezonit. Jo vetëm kaq, i duhet të sistemojë disa futbollistë, një pjesë e të cilëve ka dalë jashtë pritshmërive, ndërsa disa prej tyre, të rëndësishëm madje, kanë oferta nga klube të tjera. Le t’i marrim me radhë…
PARTIZANI
ALBAN HOXHA
alban hoxha

Kapiteni u bë çështje javët e fundit, jo sepse nuk luan prej tri ndeshjesh, por sepse kontrata i skadon më 30 qershor. Nuk munguan ofertat e klubeve të tjera për portierin, me Tiranën në krye të listës. Burime zyrtare nga klubi njoftuan se është arritur marrëveshja e rinovimit, por tradita nuk është respektuar. Cila traditë? Ajo e njoftimit zyrtar, ku çdo lojtar i ekipit të Partizanit nënshkruan një kontratë të re, ka edhe komunikatën zyrtare. Bëhet fjalë për kapitenin dhe jo një lojtar dosido. Zëra brenda klubit bëjnë me dije se është thjesht çështje burokratike “për një firmë”, por flitet gjithashtu edhe për një kusht. Po, pikërisht për pjesëmarrjen në Europë ose jo. Nëse “demat” nuk sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, situata mund të ndryshojë për 32-vjeçarin. Ndërkohë, portieri i tretë, Malaj, shihet si shpresa e madhe për të ardhmen.

EGZON BELICA
egzon belica

Një ndër shtyllat e mbrojtjes së Partizanit, por edhe ai këtë sezon ka vuajtur situatën që ka kaluar skuadra. Ka edhe një vit kontratë me të kuqtë, por drejtuesit ende nuk janë të vendosur nëse do të jetë një pikë referimi edhe në të ardhmen. 29-vjeçari mbetet në dilemë.

HEKTOR IDRIZAJ
hektor idrizaj

I pafat që në start me Partizanin, teksa pësoi një dëmtim të rëndë që i kushtoi pothuajse gjithë aventurën e tij me “demat”. I aktivizuar pak dhe shpeshherë jashtë pritshmërive, 31-vjeçari nuk e ka të sigurt nëse do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

DEJAN BOLDOR
ivan boldor1

Sipas të gjitha gjasave, aventura e qendërmbrojtësit slloven te Partizani ka mbërritur në fund. Lojtar me potencial, por nuk arrti të bëhej asnjëherë lider në prapavijë. 25-vjeçarit i përfundon huazimi nga Verona dhe pritet të rikthehet në Itali kur të mbarojë sezoni.

MELO
uilliam kordeiro melo
Uillian Kordeiro Melo duket se i ka bindur drejtuesit që të vazhdojnë bashkëpunimin me të. Ai ka edhe një vit kontratë, por klube azerbajxhanase kanë tentuar ta joshin së fundmi. Partizani ka bërë bllokadë dhe e ka në planet e ardhshme. Braziliani 26-vjeçar mund të largohet vetëm për ndonjë shifër marramendëse të kartonit.

THEOFILIUS SOLOMON
teofilius solomon
Shumë i ri, shumë i fortë, pak efikas. Sulmuesi nuk i ka bindur drejtuesit dhe ka shumë mundësi që ta mbyllë aventurën e tij pasi të mbarojë kampionati, ndonëse ka edhe një vit kontratë me të kuqtë. Vetëm 4 gola në kampionat, shumë pak kur mendon se u afrua për të përmirësuar shënjestrën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

BRAJAN BRAUN
Braun

Xhamajkani vazhdon të qëndrojë te klubi i kuq, por drejtuesit e kanë ndarë mendjen për të ardhmen e tij. Bashkëpunimi edhe për një vit tjetër (atëherë i skadon kontrata) duket shumë i vështirë. U shpenzuan para për kartonin e tij, ndërkohë që ka shënuar vetëm 1 gol në 24 aktivizime. Po, vetëm një gol…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"