“Plakushi” Eto, dush të ftohtë Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2014 | 9:50

“Plakushi” Eto, dush të ftohtë Gjermanisë

GermanyGjermania nuk ka gjetur ende formën e një kampioni. Tri herë kampionët e botës janë ndalur në barazim 2-2 ndaj Kamerunit. Myler dhe Shyrrle shënojnë, por Eto dhe Çup- Moting ndëshkojnë mbrojtjen e dobët të Gjermanisë.

GJERMANI-KAMERUN  2-2
Golat: Myler 66′, Shyrrle 71/ Eto 62′, Çupo-Moting 78′
GJERMANIA (4-2-3-1): Vaidenfeler, Boateng, Mertesaker, Humels, Durm (Hëvedes 85′), Khedira (Kramer 73′), Kros, Myler, Ozil (Podolski 64′), Rojs, Gëce (Shyrle 58′) Trajner: Joakim Lëv
KAMRUN (4-2-3-1): Itandje, Zhëgue (Niom 83′), Nkulu, Matip, Bedimo (Asu-Ekoto 58′), Song, Mbia (N’Guemo 46′), Enoh, Mukanzho, Çupo-Moting, Eto (Uembo 90′) Trajner: Folker Finke
KARTONË TË VERDHË: Boateng 42’/ Enoh 20′, Song 27′ 2
ARBITËR: Damir Skomina (Slloveni)

Formacionet – Trajneri Joakim Lëv bëri rotacion duke i dhënë shansin të debutojë mbrojtësit të majtë, Durm. Vendin e kapitenit Lahm e zuri Boateng kurse dyshen e qendërmbrojtjes Mertesaker- Humels. Kurse Khedira-Kros formuan dopiogjashtën. Ndaj Kamerunit, Lëv zgjodhi të luajë me Gëcen si “9 fals”.
Pjesa e parë – Të freskët nga faza përgatitore, Gjermania starton furishëm, aq sa që në minutën e dytë Mesut Ozil humbet shansin ideal për të shënuar golin e avantazhit. Më pas “panterat” përpiqen të kombinohen duke qarkulluar topin, por afrikanët ishin mjaft të fortë në mbrojtje duke mos u lënë asnjë hapësirë tjetër vendësve në “Borusi- Park”. Teksa minutat kalonin, gjermanët nuk po dilnin dot në lojën e tyre me eksperimentin e Lëvit. Gjithashtu ata u treguan mjaft të kujdesshëm, duke evituar përplasjet e ashpra me kamerunasit. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Pjesa e dytë – Ndryshohet “9 fals”. Trajneri Lëv zëvendëson Gëcen me Shyrrlen. “9 fals” e bënin herë Ozil dhe herë Myler. Por, teksa pritej shpërthimi i vendësve, Kameruni arrin të kalojë në avantazh pas një rrëmuje në zonë. Vajdenfeler grushton goditjen nga Eto. Më pas Çupo-Moting e hedh në zonë sërish ku pas një bilardoje Eto e prek i fundit duke shënuar golin e avantazhit dhe festuar si plakush. Lëv merr masat duke futur në lojë Podolskin në vend të Ozilit dhe më pas Kramerin në vend të Khedirës. Në minutën e 66- të zgjohen “panterat”. Boateng jep një krosim në zonë ku Myler shënon me kokë golin e barazimit. Pas 5 minutash, Podolski, edhe pse në pozicion jashtë loje, shkëputet nga e majta në kundërsulm duke pasuar te Shyrrle, i cili kalon Gjermaninë në avantazh. Por, dushin e radhës me ujë të ftohtë do ta përjetonin nga sulmuesi i Maincit, Çupo- Moting, i cili 7 minuta më vonë barazon shifrat pas një gjuajtje me të majtën në diagonal. Para legjendave dhe 40 mijë spektatorëve, Gjermania e Lëvit zhgënjen duke treguar se për Botërorin nuk janë ende gati. Të hënën (sot) zbardhet lista me 23 emra, kurse të premten luajnë miqësoren e fundit ndaj Armeninë në Mainc.

Lëv: Ozil jo në formë, gabuam shumë
Pas dy fitoreve me Kamerunin, ekipi i Lëvit ndalet në barazim 2-2. Gjermania e Lëvit ka pësuar golin e 99-t dhe të 100-të ndaj afrikanëve. “Patëm përballë një rival shumë të fortë si fizikisht edhe në mbrojtje. U pa qartë që mungonte freskia. Pasimet nuk ishin në nivelin e duhur. Bëmë shumë gabime. Nëse do kishim kaluar të parët në avantazh, atëherë do na kishte ndihmuar shumë. Vazhdon të përsëritet problemi ynë madhor. Na duhet të krijojmë shumë shanse për të shënuar një gol. Mesut Ozil nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Ai ka nevojë edhe për dy javë kohë dhe më pas kemi për të parë një Mesut Ozil shumë të fortë në Botëror”, – deklaroi Lëv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"