Plaku shpallet më i miri i ndeshjes, por xhamia nuk e lë të japë intervistën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 23:02

Plaku shpallet më i miri i ndeshjes, por xhamia nuk e lë të japë intervistën

Pasi u shpall si lojtari më i mirë i ndeshjes Kamza – Kukësi, Sebino Plaku doli të fliste në intervistën për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Por, teksa sulmuesi po fliste për gjendjen e mirë të tij dhe të skuadrës, ndonjë një episod i çuditshëm.

kamza stadium

Nga xhamia, e cila ndodhet shumë pranë stadiumit të Kamzës, filloi të këndonte hoxha. Ora shënonte rreth 16:30, dhe ishte vakti i drekës që po falej për besimtarët myslimanë. Zhurma e madhe që dilte nga xhamia, e bëri të pamundur zhvillimin në mënyrë normale të intervistës, dhe kështu Plaku u detyrua të jepte edhe përgjigjen e fundit dhe të largohej nga vendi i intervistës.

plaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"