Plaku: Korça më sjell fat, por nuk mund të festoja. I ktheva respektin njerëzve dhe qytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 19:39

Plaku: Korça më sjell fat, por nuk mund të festoja. I ktheva respektin njerëzve dhe qytetit

Pasi u shpall njeriu i ndeshjes Skënderbeu – Kamza, sulmuesi Sebino Plaku, u shpreh se qyteti i Korçës i sjell fat, pasi është një ambient fantastik për një futbollist, por tha se nuk mund të festonte pasi aty ka kaluar momente shumë të mira, dhe ka respekt për njerëzit dhe qytetin.

Ai gjithashtu tha se te Kamza po kalon një periudhë të artë, dhe se për të rëndësi ka të luajë dhe të shfaqë veten, e jo vetëm të jetë pjesë e një ekipi me emër, ku mund të mbetet lojtar stoli.

plaku

Korça të sjell fat.

Këtu ka qenë periudha më e mirë e karrierës sime. Këtu kam kaluar futbollin më të mirë. Mendoj se është ambienti më i mirë për një futbollist të shfaqë aftësitë e veta.

Po e shijon aventurën tek Kamza, edhe duke shënuar.

Rezultatet pozitive po vijnë, dhe na shijon, sidomos për një ekip që vjen nga kategoria e dytë. Sot bëmë një lojë shumë të mirë. Skënderbeu na e imponoi lojën e vet, por në fund morëm një pikë në një fushë ku të tjerët mendoj se nuk do e marrin.

Çështje psikologjike tek Kamza për ju, apo edhe fat?

Shtyllat janë pjesë e fatit. Tani mendoj se ndihem mirë këtu. Kam ardhur me dëshirë, sepse mendoja që ishte e domosdoshme një lëvizje, të kisha më tepër minuta. Mosha nuk ma pranon të jem lojtar stoli, apo të mjaftohem me idenë se jam pjesë e një ekipi të madh. Ego e çdo futbollisti duhet të jetë të shfaqë veten e tij, jo vetëm skuadrën.

Shënove me Kukësin dhe Skënderbeun. Do vazhdosh edhe me Lushnjën?

Gjithmonë është mirë që të shënosh, sidomos për një sulmues. Tek ky ekip kemi shumë pak mundësi që të shfaqemi 3 apo 4 herë para portës. Duhet të jemi pragmatistë para portës. Shpresoj ta kem shënjestrën kështu siç e kam.

Shijojnë më shumë golat me skuadrat e mëdha

Është hera e parë që shënoj kundër Skënderbeut. Është një ndjesi e veçantë. U mundova të mbaj emocionet, sepse kam kaluar një periudhë fantastike tek ky ekip. Isha i detyruar t’ia ktheja pas këtë respekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"