Plaku: Kamza më ka bërë të ndihem si në shtëpi, jam realist dhe them se luftojmë për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:35

Plaku: Kamza më ka bërë të ndihem si në shtëpi, jam realist dhe them se luftojmë për mbijetesën

Sebino Plaku u shpall më i miri i takimit mes Kukësit dhe Kamzës, dhe sulmuesi u shpreh i lumtur për situatën që po kalon tek kamzalinjtë.

Plaku

Kamza është një skuadër për pjesën e sipërme

Kishim bërë dy ndeshje të mira, edhe ndaj Partizanit, pasi u ndëshkuam, bëmë një lojë të mirë. Kjo ndeshja e tretë, ishte një konfirmim i dy ndeshjeve të para. Mendoj se kjo ndeshje tregoi stabilitetin tonë, dhe nëse e kemi këtë stabilitet, edhe kur nuk marrim pikët, do jetë shumë mirë, dhe do kemi luftë deri në fund.

Fytyrë e re për Kamzën në këtë pjesë të dytë..

Jemi ndërtuar rishtazi, që nga pjesa e parë e sezonit. Edhe ardhja e lojtarëve të tjerë, dhe çdo kënd që marrim, jemi përpjekur që t’i fusim të gjithë në ekip, dhe të integrohen me lehtësi. Nëse ia mundësojmë këto kushte, të gjithë do japin më të mirën.

Kaq mirë ndiheni tek Kamza, si në familje?

Normalisht, pjesa më e vështirë për një lojtar është kur ka shumë lëvizje. Dy vitet e fundit kam lëvizur shumë dhe ardhja tek Kamza, më dha mundësinë të shprehem, në një ekip me stabilitetet. Dhe gjithashtu, më ka munguar vazhdimësia. Kur kam mundësi të shprehem, çdo kush do të vlerësohet.

Nuk të ndahet zemra nga Skënderbeu. Ia bëtë një nder edhe sot. Jeni për Europë apo mbijetesë?

Të jemi realistë, nuk kemi hapin e Europës, sepse aty ka shumë faktorë. Neve na duhet mbijetesa, pastaj çdo gjë tjetër do të jetë plus i ekipit, apo njerëzve që e drejtojnë. Për momentin kemi nevojë të jemi në Superiore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"