Plaku: Humbja ndaj Teutës nuk përtypet lehtë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 14:59

Plaku: Humbja ndaj Teutës nuk përtypet lehtë

Kamza pësoi humbjen e dytë radhazi, një disfatë që lë shije të hidhur me atë që skuadra tregoi në fushë. Kapiteni Sebino Plaku për “Panorama Sport” thotë se ekipi duhet të kishte bërë më mirë, ndërsa kërkoi nga skuadra të shohë përpara.

plaku

HUMBJE ZHGËNJYESE – “Këto humbje nuk i përtyp dot kollaj, por kjo është e vështirë për shkak se kundërshtari nuk pati shumë raste të pastra. Kur kundërshtari krijon më shumë raste dhe e meriton, shikon gabimin te vetja jote. Nuk dua të them që Teuta nuk e meritoi, por mund të kishim bërë më mirë. Pësuam një gol për vendosje të gabuar dhe kaq mjaftoi për të humbur ndeshjen. Duhet ta shohim si mësim këtë humbje dhe të shohim përpara”.

LOJË PËR BARAZIM – “Ne e kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar dhe me këtë qëllim erdhëm, por mënyra sesi e kërkuam nuk ishte e duhura. Në 20-30 metrat e fundit nuk ishim të vendosur, pritëm që të vinte goli natyrshëm, por gabuam. Këto gjëra duhet t’i përmirësojmë patjetër”.

DY HUMBJE RADHAZI – “Është vetëm fillimi i kampionatit. Pas çdo jave, futbolli të ngre lart, të hedh poshtë apo të le në gjumë. Në çdo moment duhet dhënë maksimumi dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Të punojmë shumë në stërvitje dhe ta kalojmë këtë moment”, ka deklaruar kapiteni Plaku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.






www.minuta90.com