Plaku: Forca e Kamzës është fryma e grupit, më bëhet qejfi që golat e mi ndihmojnë Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 16:41

Plaku: Forca e Kamzës është fryma e grupit, më bëhet qejfi që golat e mi ndihmojnë Skënderbeun

Njeriu i ndeshjes Kamza – Kukësi, u shpall sulmuesi Sebino Plaku. Pas dopietës së realizuar për ekipin e Kamzës, ai u shpreh se forca e grupit është ajo që po e shtyn ekipin para, dhe se është i kënaqur që me golat e tij po ndihmon Kamzën të jetë në pozicionet e para të klasifikimit.

plaku

Realizuat dy gola. SI ndiheni personalisht?

Gjithmonë jam munduar të  stërvitem mirë. Edhe trajneri ma kërkon këtë gjë. Me përkushtim, vjen edhe rezultati.

A ka më tepër pretendime Kamza?

“Pjesa më e rëndësishme është që po bëjmë ndeshje pozitive. Edhe sot bëmë një ndeshje të tillë. Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, situata do bëhet më e mirë. Jemi një grup që kemi besim tek njëri-tjetri. Forca jonë është fryma e grupit, dhe shpresoj të mos ndikohemi nga çështjet e tjera.”

Ju u larguat nga Skënderbeu, por ia bëtë sot një nder. Prisni ndonjë mesazh prej tyre?

“Jo, mesazhet mund t’i pres personalisht, për gjendjen time. Nëse golat e mi ndihmojnë Skënderbeun, më bëhet qejfi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"