Plaku bën heroin në Laç, ngjit Kamzën në vendin e katërt (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2017 | 15:40

Plaku bën heroin në Laç, ngjit Kamzën në vendin e katërt (Video)

U mbyll me fitoren e Kamzës, takimi i fundit i javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu mposhti në transfertë 0-1 Laçin me golin e Sebino Plakut në minutën e 86-të, pas një aksioni personal nga e djathta, Frashëri krosoi në qëndër për sulmuesin tiranas, i cili  godi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

Plaku

Nuk mungoi as tensioni, në një ndeshje mjaft të luftuar. Në minutën e 64, Neziraj merr kartonin e dytë të verdhë, ndërkohë mesfushori i Laçit, Sefgjinaj është tradhëtuar nga nervat në këto momente dhe ka shkuar ka goditur me grusht Stefan Raçiç. Arbitri Enea Jorgji nuk e ka falur duke e ndëshkuar me karton të kuq.

Karton i kuq

Me fitoren e sotme, skuadra e Kamzës, parakaloi në renditje Laçin dhe Partizanin duke u ngjitur kështu në vendin e katërt me 12 pikë në 8 ndeshje. Sfidën e radhës do ta luajnë në shtëpi ndaj Partizanit. Kurbinasit ndodhen të pozicionuar në vendin e 6 me 10 pikë.

Plaku2

86′ GOOL, Erlis Frashëri depërton bukur nga krahu i djathtë dhe hedh një top në zonë për Sebino Plakun, i cili me kokë e ka dërguar sferërn në rrjetë duke kaluar në avantazh Kamzën. 

MOMENTI I TENSIONIT, 2 KARTONA TE KUQ

Laçi-Kamza 0-1

Plaku 86′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Lushkja 46′), Jonuzi (Kallaku 84′), Eskerda (Xhixha 74′), Uzuni, Shala, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Halilaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Ymeraj (Zefi 75′), Arrabal, Fukui, Rezi (Mehmeti 88′), Plaku, Raçiç (Imeri 72′).

Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan)

KV: Bardhi 33′ / Fukui 32′, Neziri 55′

KK: Sefgjini / Neziri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"