Pjesëmarrja e Milanit në Europë, KAS shtyn vendimin me 24 orë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 14:22

Pjesëmarrja e Milanit në Europë, KAS shtyn vendimin me 24 orë

Milani është duke pritur vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) i cili do të japë vendimin përfundimtar nëse ekipi kuqezi do të luajë në Europë sezonin e ri. Uefa dha një vendim më parë ku thuhej se klubi i Milanit dënohej me 1 vit larg ligave të Europës. Por KAS e ka shtyrë vendimin e tij me 24 orë pasi janë duke shyqrtuar provat.

127592550-jpg

Nesër para KAS do të jetë një përfaqësues fondit Eliot, që zotëron Milanin, Frank Tuil si dhe përkrah tij do të jetë edhe Marco Fasone. Tuil do të mbajë edhe një deklaratë në emër të pronarit të ri të Milanit. Të gjithë në kampin kuqezi janë duke shpresuar se vendimi i Uefa-s do të përmbyset në favor të Milanit.

milan-serie-a-1024x703

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"