Pjesë e Bajernit nga viti 2011, Salihamixhiç konfirmon largimin e futbollistit: Ishte vendim i përbashkët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 18:36

Pjesë e Bajernit nga viti 2011, Salihamixhiç konfirmon largimin e futbollistit: Ishte vendim i përbashkët

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç ka konfirmuar se Zherom Boateng do të largohet nga klubi këtë verë. Kontrata e Boateng skadon në fund të sezonit dhe nuk do të zgjatet, konfirmoi Brazo për “Sky” përpara ndeshjes në çerekfinale të “Champions League” me Parisin.

BOATENG

“Ky ishte një vendim i përbashkët i bordit drejtues të klubit dhe trajneri ishte gjithashtu i përfshirë në të,” tha Salihamixhiç. “Unë ia shpjegova Zheromit, dhe ai ishte shumë i kuptueshëm”.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar ka luajtur për Bajernin që nga viti 2011, duke bërë 354 paraqitje me 10 gola dhe 25 asistime. Ai ka fituar gjithashtu dy herë tripletën me bavarezët duke hyrë në historinë e klubit më të titulluar në Gjermani. Boateng nuk do të jetë i larguari i vetëm në mbrojtjen bavareze, kujtojmë që në fund të sezoit do të largohet edhe austriaku David Alaba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"