Pjesë e Atalantës, futbollisti shqiptar: Jam i pikëlluar për vdekjen e shokut tim të ekipit, falenderoj Ramën për ndihmën që i dha Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 23:29

Pjesë e Atalantës, futbollisti shqiptar: Jam i pikëlluar për vdekjen e shokut tim të ekipit, falenderoj Ramën për ndihmën që i dha Italisë

Futbollisti shqiptar Erdis Kraja ka rrëfyer se si po e kalon kohën në Itali. Lojtari që është në pronësi të Atalantës, por që është huazuar te Palermo, tregon se po mundohet të motivojë familjen dhe miqtë e tij për të shmangur krizën psikologjike të shkaktuar nga izolimi prej koronavirusit.
kraja
Nga ana tjetër, Kraja shprehu dhimbjen dhe për vdekjen tronditëse të shokut të skuadrës tek Atalanta U19 Andrea Rinaldi, i cili u nda nga jeta para disa ditësh për shkak të një hemorragjie në tru. Mesfushori 19-vjeçar falenderoi dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar kolegët të luftojnë koronavirusin.

“Ndodhi kaq shpejt që brenda pak ditësh jetët tona ndryshuan. Familja ime jeton në një nga zonat më të prekura nga koronavirusi, por fatmirësisht janë mirë. Nuk kam ndalur së inkurajuari familjen time, miqtë e mi, të dashurën time, edhe pse ndodhemi larg.
andrea-rinaldi-non-ce-lha-fattalex-primavera-atalantino-aveva-19-anni_096467cc-9375-11ea-b5bc-17846d5a515a_700_455_big_gallery_linked_i

Dua t’i kushtoj gjithë mendimet dhe dhimbjen ish-mikut dhe shokut tim të skuadrës Andrea Rinaldi. Jam tepër i pikëlluar për vdekjen e tij. Ndonjëherë, jeta është shumë e vështirë, shpresoj që të jetë në një vend më të mirë dhe do ta kujtoj me gëzimin më të madh. Kanë qenë ditë të vështira dhe është dashur të kemi dëshirë për të bërë mirë. Falenderoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për ndihmën që i dha vendit tonë. Kam lindur në Itali, por me Shqipërinë ka një lidhje shumë të fortë”, u shpreh futbollisti shqiptar Erdis Kraja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"