“Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar”, Tetova: Jam i kënaqur me rezultatin, jo me lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:22

“Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar”, Tetova: Jam i kënaqur me rezultatin, jo me lojën

Egnatia arriti të dilte më pikë nga sfida me Partizanin pasi sfida u mbyll me rezultatin 1-1. Pas ndeshjes ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova. Ai u shpreh se kishin ardhur në këtë sfidë për një rezultat pozitiv dhe ja dolën.

teto

“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, pasi ekipi ska pasur ecuri të mirë, jam i kënaqur 1-1, ndërsa me 0-0 jo sepse kjo i jep moral ekipit. Avash avash do të rikthehemi si kemi qenë me më shumë finalizime dhe gola. Jam i kënaqur vetëm me rezultatin, jo me lojën, pjesa e parë linte shumë për të dëshiruar. Do ta shohim në javët në vijim. Sot isha i irrituar me disa faulle që nuk ishin faulle ose mund të ishin të kalueshme, në fund njëri prej kundërshtarëve mund të dilte me të kuq dhe su mor asnjë masë.

Tërheqja e ekipit ishte për shkak të rezultateve të dobëta, e komplimentoj Duamenën edhe për golin, është një futbollist shumë i mir. Gjithë njerëzit në rrogozhinë e duan sportin dhe prandaj dalin nga vetja. Shtubina është pjesë e familjes këtu, po kryen kursin e trajnerit, për gjëra të tjera skam cfarë të them i përket presidencës. Është ndryshuar vetëm skema, ekipi nuk është keq, por do të rikthehemi edhe më mirë”, u shpreh Tetova gjatë një prononcimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"