“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer”, Martini: Na kapi paniku i pikëve, duhet t’i “vrasim” ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 18:21

“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer”, Martini: Na kapi paniku i pikëve, duhet t’i “vrasim” ndeshjet

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas triumfit 2-0 në shtëpi ndaj Skënderbeut. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran u shpreh i kënaqur për paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë, teksa kërkon që skuadra ta vrasë ndeshjen.

Martini

PJESA E DYTË- Dua ta komplimentoj ekipin. Sot ishte një pjesë e parë e shkëlqyer, ndryshe nga ndeshja me Apoloninë. Në pjesën e dytë lëshuam territor. Skënderbeu na vuri në vështirësi. Duhet ta mbyllnim ndeshjen për të qenë më të qetë.

NDRYSHIMET- Ne nga njëra ndeshje në tjetra kërkojë të përmirësohemi. Duhej me patjetër të bënim lëvizje pas dëmtimit të Hoxhës. Pjesa e parë ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë, në pjesën e dytë duhet ta kishim vrarë ndeshjen, kjo është një nga gjërat që duhet të rregullojmë.

GOLI I KARABECIT- Erandoja këto gola i ka specialitet ë tij. Do të doja që goli të vinte më përpara. Në stërvitje është një profesionist i vërtet.

ADMINISTRIMI I PJËSËS SË DYTË- Ne në pjesën e dytë, na kapi paniku i pikëve, që duhen me patjetër. Disa topa ja dhuruam kundërshtarit, topa që na futën në presion. Duhet kujdes në ndeshjen tjetër. Kjo ndeshje ka qenë shumë më lartë se ndaj Fierit. Duhet ta vrisnim ndeshjen. Gjithsesi i përgëzoj lojtarët për lojën që kanë bërë.

KUR DO I VRASË NDESHJET TEUTA? Ne kemi ardhur në rritje nga momenti në moment. Ky ekip e ka potencialin. Rëndësi ka morali i pikëve. Nga ndeshja në ndeshje do ta rrisim nivelin e lojës

MERKATO- Aleksi ishte sot në qendër të mbrojtjes sepse ka pasur një dëmtim edhe Pjeshka, ndaj u detyruam të kthejmë Aleksin.

DHURATAT- Ne kemi pritur dhurata 16 javë, por kampionati është i gjatë, kur shikojmë punët tona, gjërat ecin më mirë.

GRUDA DHE KAPLLANI TITULLARË- Nuk është se nuk e mendojmë, por shikojmë intesistetin e ndeshjeve. Janë djem të rinj që në momente të veçanta bëjnë mirë. Bregu bëri një ndeshje mjaft të mirë. Sot kishte rritëm në krahasim me ndeshjet e tjera. Rëndësi ka të marrim pikët të fitojmë ndeshjet dhe të ecim përpara. Sot ishte Bregu, nesër mund të jetë, Krasniqi, Gruda, etj”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"