Mbyllet ndeshja në derbin e Kategorisë së Dytë, Tirana B dhe Partizani B ndahen në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:16

FB Kategoria e dyte Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani Tirana

Mbyllet ndeshja në derbin e Kategorisë së Dytë, Tirana B dhe Partizani B ndahen në paqe

Është mbyllur ndeshja derbi mes Tiranës B dhe Partizanit B, e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Dytë.tirana-partizani-moshat-u-19-400x220

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ku pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve, ndërsa në të dytën bardheblutë barazuan. Ishte Melani që shënoi i pari për Partizanin në minutën e 34’, duke çuar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë ishte Beshiraj që barazoi në minutën e 64’, rezultat me të cilin u mbyll dhe i gjithë takimi.

Me Partizanin B u aktivizua Esat Mala, teksa fushën e lojës ishin edhe 3 lojtarë të tjerë nga ekipet e para në këtë derbi. Ndërkaq tek të kuqtë në krah të Malës ishte edhe Romero. Për Tiranën B në fushë ishin: Edon Hasani dhe Mario Morina.

Partizani B renditet në vendin e 5-të me 26 pikë, ndërsa Tirana B në vendin e 7-të me 18 pikë.

FT| Tirana B-Partizani B 1-1

Beshiraj 64′ / Melani 34’

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com