Pjata tradicionale egjiptiane, ja çfarë është “kushari” me të cilën ushqehet Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 20:54

Pjata tradicionale egjiptiane, ja çfarë është “kushari” me të cilën ushqehet Salah

“Kushari” është një gatim tradicional egjiptian, vendi nga vjen Mohamed Salah. Baza e kësaj pjate është orizi, thjerrëzat dhe makaronat e përziera së bashku, të kaurdisura me salcë pikante domateje dhe uthull hudhre. Mbi të hidhen qiqra dhe qepë të kuqërremta.

salah kushari

Salca e ngrohtë, uthulla e hudhrës apo lëngu i hudhrës janë përbërës opsionalë që mund të shtohen në varësi të shijeve personale. Kjo pjatë konsiderohet një nga më kaloriket edhe hyn në kategorinë e ushqimeve të rënda për një futbollist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"