Pjaniç: Tani po e kuptoj se pse nuk e mundnim dot Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2016 | 15:34

Pjaniç: Tani po e kuptoj se pse nuk e mundnim dot Juventusin

“E dija që Juventusi ishte një kundërshtar i fortë nga jashtë. Por tani që jam pjesë e tij, kam parë gjëra të ndryshme dhe e kuptova përse ishte aq e vështirë ta kalonim me Romën”. Këto janë fjalët e Miralem Pjaniç në prezantimin e tij zyrtar me fanellën e Juventusit, pas transferimit nga Roma.

pjanic juventus

“Këtu ka ndryshime të mëdha në krahasim me klubet ku kam qenë më përpara”, tha boshnjaku 26-vjeçar. “Krahasimet me Pirlon? Sipas meje ai ishte futbollisti më i fortë i Serisë A kur luante këtu dhe krahasimet me të më lumturojnë, por ndoshta loja ime është pak më ndryshe. Nuk do të kopjoj lojën e tij, por do të bëj më të mirën e mundshme.

Futbolli është një lojë skuadre, fitohet nëse luajmë të gjithë mirë. Do të mundohem të ndihmoj shokët e mi të ekipit, pastaj talenti i gjithsecilit do të dalë në pah nëse ndihmojmë të gjithë.

pjanic pogba

Largimi nga Roma? Të gjithë më kanë bërë komplimente. U vinte keq por më përgëzuan. Nuk ishte e lehtë të largohesha. Kam bërë zgjedhjen e duhur.

Tani do të mbaj numrin 5, atë që kishte idhulli im, Zidan. Në fakt desha numrin 15, por ishte i zënë dhe jam krenar e i lumtur për këtë zgjedhje të re që kam bërë”, ishin fjalët e mesfushorit të cilin Juventusi e mori nga rivalët e Romës pasi pagoi klauzolën e largimit prej 32 milionë eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"