Pjaniç: Ronaldo ishte i lumtur për mua, më siguroi se do i’a kaloja mirë në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 16:29

Pjaniç: Ronaldo ishte i lumtur për mua, më siguroi se do i’a kaloja mirë në Barcelonë

Kristiano Ronaldo nuk u përpoq të ndalonte kalimin e Miralem Pjaniçit tek Barcelona, por bëri të kundërtën. Mesfushori boshnjak u transferua tek katalanasit pas një shkëmbimi kokë më kokë me Arturin që kaloi tek Juventusi.

Ronaldo

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Pjaniç tregoi se Ronaldo e mbështeti kalimin e tij tek Barcelona, pavarësisht se luajti për shumë sezone me Real Madridin. “Krejt e kundërta. Kur gjithçka ishte e kryer, ai më tha se ishte shumë i lumtur për mua. Dhe që unë do isha i lumtur në Spanjë pasi atje luhet një futboll i bukur. Ishte pak e vështirë për të që po largohesha, por më siguroi se do ja kaloja mirë në Barcelonë.

Kristiano ka qenë një profesionist i vërtetë tek Juventusi. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes”, tha Pjaniç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"