Pjaniç: Ndeshje absurde, në pjesën e parë duhej të ishim 4-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 10:13

Pjaniç: Ndeshje absurde, në pjesën e parë duhej të ishim 4-0

Miralem Pjaniç është i lumtur përgjysmë në lidhje me paraqitjen e djeshme të Juventusit. Edhe pse realizoi një dopietë, duke u treguar dy herë i saktë nga pika e penalltisë, fantazisti boshnjak ngre zërin ndaj skuadrës, duke nënvizuar rastet e shumta të humbura në pjesën e parë.

Pjanic

“Ndeshje ku mund të vetëvriteshim? Ishte një ndeshje absurde dhe realisht rrezikuam shumë. Futbolli është i çuditshëm, por shpesh edhe i padrejtë, duke parë kartonin e kuq të Ronaldos. Në pjesën e parë dominonim nga sekonda e parë, mund të ishim 4-0 nëse do të kishim shfrytëzuar ato raste të pastra, por ndërsa gabuam në mënyrë flagrante, më pas na u desh të përballemi me atë karton të kuq absurd.

Për disa momente m’u rikthye në kujtesë një ndeshje me Lionin, por falë të njëjtit shpirt që ne treguam kundër Valencias, më pas arritëm deri në finale. Dhe duhet të jemi po kaq agresivë sa me Valencian, deri në fund”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"