Piter Krauç tregon historinë me gruan e Alonsos: Ishte një vajzë e bukur që më tërhoqi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 16:29

Piter Krauç tregon historinë me gruan e Alonsos: Ishte një vajzë e bukur që më tërhoqi…

Piter Krauç, tashmë 37 vjeç, ka zbuluar një detaj interesant në autobiografinë e tij “How to be a footballer”. Gjigandi anglez tregon sesi kishte pëlqim ndaj një vajze në hotelin ku qëndronte me Liverpulin, pak pasi kishte nënshkruar me ekipin anglez.

Xabi+Alonso+FC+Bayern+Muenchen+Attends+Oktoberfest+0WgUySIR3Nzl

“Në recepsion ishte një vajzë e bukur, e cila më tërhoqi me mënyrën e buzëqeshjes. Këtë histori e ndava me shokët e skuadrës. Mendova se isha shumë me fat që qëllova atje. Karrager thirri gjithë skuadrën dhe më tha që ta tregoja të gjithë historinë. Unë u thashë se vajza kishte flokë të errët dhe dukej spanjolle. Më vonë kuptova se ajo ishte gruaja e Ksabi Alonsos. Ajo punonte si recepsioniste për të praktikuar anglishten. Ishte situatë e turpshme për mua, por Xabi e mori mirë sepse unë nuk dija gjë për lidhje e tyre”, shpjegon sulmuesi. Krauç vazhdon të luajë edhe pse në moshën 37 vjeçare. Ai është pjesë e Stoke Sitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"