Pirlo vs Gatuzo, shokët për herë të parë “armiq”. Shikoni statistikat për Juve-Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:26

Pirlo vs Gatuzo, shokët për herë të parë “armiq”. Shikoni statistikat për Juve-Napoli

Juve do të kërkojë të shërojë plagët pas humbjes në derbin e Italisë, ndërsa Napoli vjen pas fitores 6-0 me Fiorentinën, e dyta radhazi në kampionat. Por, për Pirlon dhe Gatuzon është koha për të arkivuar gjithçka. Kampionati mënjanë dhe Superkupa do të jetë momenti për t’u dhuruar një trofe tifozëve.

gatuzo pirlo

Ndeshje speciale për të dy trajnerët, që pasi pushtuan Italinë, Europën dhe botën me fanellën e Milanit dhe Italisë, dy ishmesfushorët do të përballen për herë të parë në stol dhe luhet menjëherë për të fituar diçka. Për Pirlon do të ishte trofeu i parë si trajner, ndërsa Gatuzo do të kërkojë të përsërisë suksesin pas Kupës së Italisë pikërisht kundër bardhezinjve.

STATISTIKAT – Juve dhe Napoli janë përballur tri herë në Superkupën e Italisë: 1990, 2012, 2014, me dy suksese të skuadrës së kaltër (1990 dhe 2014) dhe një të “Zonjës”. Të tria paraqitjet e Napolit në Superkupë kanë qenë kundër Juves. Ndërsa bardhezinjtë kanë mbërritur deri në këtë duel 15 herë, rekord në Itali, dhe bëhet fjalë për edicionin e 33-të të Superkupës, të cilin “Zonja” e ka fituar 22 herë (69%), edhe pse viti i fundit pa fituese Lacion, triumfuesen në Kupën e Italisë.

Juve e ka gjetur golin në 8 finalet e fundit të Superkupës, duke mos shënuar për herë të fundit në 2005 (fitoi Interi 1-0 me gol të Veronit). Napoli do të kërkojë rezultatin e tretë pozitiv kundër “Zonjës” në të gjitha kompeticionet (një fitore e një barazim) dhe nuk bën tri ndeshje radhazi pa humbje kundër tyre që prej vitit 2011.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"