Pirlo sqaron gjithçka: Doja të isha ndihmës i Mançinit, por më lanë jashtë Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2018 | 18:24

Pirlo sqaron gjithçka: Doja të isha ndihmës i Mançinit, por më lanë jashtë Italisë

Andrea Pirlo, ndryshe nga sa pritej, nuk do të jetë ndihmës i Roberto Mançinit tek Italia. Ish-fantazisti italian, në një rrëfim për agjencinë italiane ANSA, tregon se dështimi i kësaj marrëveshjeje nuk erdhi prej tij, por prej sponsorëve.

pirlo

“Rikthimi im në ekipin kombëtar u ndërpre, por jo prej dëshirës sime. Në federatë, të gjithë e dinin për bashkëpunimet e mia jashtë futbollit, me sponsorë dhe partnerë, përfshirë edhe marrëveshjen time me Sky. Unë bëra edhe kursin e trajnerit këtë verë, për pozicionin e zv.trajnerit. Gjatë gjithë karrierës, kam pasur respekt për ekipin kombëtar. Gjithsesi, pasioni im për Italinë do vazhdojë të mbetet i njëjtë” – deklaroi Andrea Pirlo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"