Pirlo: Që të fitosh Champions-in të duhet një lojtar si Isko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 16:10

Pirlo: Që të fitosh Champions-in të duhet një lojtar si Isko

Me ardhjen e Andrea Pirlos tek Juventusi si trajner, të shumtë kanë qenë lojtarët që kanë qarkulluar në ambientin bardhezi. Mes emrave në skenë ka dalë edhe mesfushori i Real Madridit, Isko.

isko2

Juventus dëshiron lojtarë të freskët, pas eliminimit nga Championsi. “Gazetta Dello Sport” ka publikuar disa komente që trajneri i ri Juventusit, Pirlo ka bërë për Iskon vitin e kaluar. “Të fitosh Championsin të duhet një lojtar si Isko”, thoshte Pirlo pas eliminimit të Juventusit nga Liga e Kampionëve vitin e kaluar nga Ajaksi.

“Ti ke Ronaldon por duhet të gjesh një lojtar që mund të nxjerrë më të mirën nga ai”. Pas këtyre flaëve ndoshta Pirlo mund të përpiqet ta bindë Iskon të transferohet tek Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"