Pirlo mendon ta nisë nga “muri”, rikthen mbrojtjen me 3 të Kontes. Ja si pritet Juvja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 9:15


Pirlo mendon ta nisë nga “muri”, rikthen mbrojtjen me 3 të Kontes. Ja si pritet Juvja

Andrea Pirlo u emërua me shumë bujë, por pavarësisht emrit të tij të madh, fakti që nuk ka asnjë eksperiencë në drejtim, buja u shoqërua edhe me shumë dyshime të mëdha, se çfarë mund të jetë i aftë të bëjë si trajner fillestar, në krye të skuadrës që ka vendosur “diktaturën” në Itali prej 9 vitesh, por që kërkon medoemos të rikthehet të fitojë Champions-in.

pirlo-940x627 (1)

Por ndërsa në 72 orët e fundit po studiohen plane merkatoje, Pirlo ka nisur nga puna edhe për të menduar aspektin taktik të Juventusit të tij. Dhe indiciet që vijnë janë shumë të zgjuara. Andrea po mendon ta nisë aventurën me bardhezinjtë, aty ku pikërisht e la, pas lamtumirës në vitin 2015. Në 3 vitet e para me Antonio Konten, ai ishte organizatori në skemën 3-5-2 të Antonio Kontes, por edhe Masimiliano Alegri me shumë zgjuarsi vendosi që sezonin e tij të parë në Torino të mos çmontonte gjithçka nga e kaluara, por e nisi me 3-5- 2, ndërroi disa herë skemë gjatë sezonit, por në ndeshjet delikate iu bazua pikërisht metodës së “vjetër”, por shumë të sigurt.

Dhe ideja e Pirlos është e njëjta, të rikthejë te Juventusi 3-5-2, më saktë të mendojë që të blindojë repartin difensiv, atë që me Sarrin pësonte mesatarisht më shumë sesa 1 gol për ndeshje, duke qenë se nga 2020-2021 do të ketë në formë maksimale si kapitenin Kielini, ashtu edhe turkun Demiral. Shkurt, Pirlo kërkon të rikthejë “murin”, jo më “BBC”-në e famshme, e cila nuk ekziston më pas tërheqjes së Barzaljit, por “BDC”-në, Bonuçi, Kielini, De Ligt (ose Demiral, pasi holandezi është operuar në shpatull dhe do të rikthehet në nëntor).

Pirlo Konte2

Në këtë mënyrë, trajneri i ri i, jo vetëm që do të kishte një prapavijë me eksperiencë, teknikë, forcë e cilësi, por mbi të gjitha, do t’u shtonte reparteve të tjerë njerëz si Sandro, apo edhe Kuadrado e Danilo, që duket se japin më shumë mes mesfushës e sulmit, sesa në prapavijë. Ideja sigurisht që do t’u pëlqejë mbrojtësve, por tani Andrea Pirlo duhet të gjejë një sozi të vetvetes në merkato, për ta pozicionuar përpara mbrojtjes dhe të bëjë lojën magjike që bënte “Maestro” mes epokës Konte dhe vitit të parë të Alegrit në radhët e Juventusit.

for

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com