Pirlo me ide të qarta, kërkon të rikthejë sistemin me të cilin Juventusi ka pasur sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 14:25

Pirlo me ide të qarta, kërkon të rikthejë sistemin me të cilin Juventusi ka pasur sukses

Andrea Pirlo po planifikon të rikthejë mbrojtjen me tre tek Juventusi, me Aleks Sandron dhe Danilon në qendër të mbrojtjes. Sipas “Gazzetta dello Sport” , Pirlo po mendon të ndryshojë sistemin i cili kishte sukses në kohën e Antonio Kontes dhe Maksimiliano Alegrit.

JUVENTUS

Sistemi 4-3-3 i Mauricio Sarrit nuk funskionoi mirë sidomos në prapavijë ku Juventusi pësoi 43 gola në Serinë A. Kelini dhe Bonuçi janë të vjetër për sistemin e mbrojtjes me tre lojtarë, por ka disa alternative surprizë. Matijas De Ligt nuk është i gatshëm deri në nëntor pas operacionit në shpatull, ndërsa Demiral dhe Kristian Romero kanë pak eksperiencë në mbrojtjen me tre. Daniele Rugani pritet të shitet këtë verë.

Në këto kushte Sandro dhe Danilo mund të përdoren si mbrojtësa qëndror. Mbrojtja me tre ka marrë popullaritet të madh në Serinë A, me Interin, Atalantën, Lacion apo Veronën që tashmë përdorin këtë sistem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"